Fundamenti

Fjolla Morina së shpejti vjen me superkëngë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Këngëtarja shqiptare, Fjolla Morina, tash e një kohë është duke punuar në këngën e re. Ajo do të bashkëpunojë sërish me artistin Berato, pas projektit “Naçe Naçe”, të lansuar para pak javësh.

Zeshkania, e cila në klipin e ri është shndërruar në bionde, vazhdimisht në rrjetet sociale ka publikuar imazhe të këtij videoklipi.

Ndërkaq, së fundmi ajo ka ndarë me ndjekësit në Instagram një pjesë të shkurtër të këngës, teksa thotë se do jetë një hit.

ARKATANA

“Lule po vjen”, ka shkruar ajo krahas videos.

Kënga është realizuar në bashkëpunim me Berato dhe është punuar nga Çekiç.