ARKATANA

Thaçi dekreton shpërndarjen e Kuvendit, së shpejti cakton datën e zgjedhjeve

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi sot ka dekretuar shpërndarjen e legjislaturës së VI-të të Kuvendit të Kosovës.

Thaçi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se së shpejti do të vendos për datën e zgjedhjeve të parakohshme.

FIDANISHTJA

“Sot e dekretova shpërndarjen e Legjislaturës sё VI-tё tё Kuvendit tё Republikës sё Kosovës. Pas konsultimeve me partitë politike, nё përputhje me kompetencat e mia kushtetuese, do tё vendos sё shpejti për datën e zgjedhjeve tё përgjithshme tё parakohshme. Ky ёshtё edhe njё test shtesë për forcimin e demokracisë nё Kosovës, tё cilin institucionet, subjektet politike dhe qytetarёt do ta kalojnë me shumë sukses”, ka shkruar Thaçi.

Ndryshe, të enjten që lamë pas deputetët e Kuvendit me shumicë votash votuan për shpërndarjen e legjislaturës së VI-të, duke i hapur kështu rrugë mbajtjes së zgjedhjeve të reja në vend. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.