Eko Higjiena

Sekrete të pazbuluara rreth këngës ”Sa t’kom dasht”

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Këngëtarja tejet e suksesshme, Nora Istrefi, së fundi lansoi edhe projektin e saj të fundit ‘’Sa t’kam dasht’’, këngë kjo e cila ka shpërthyer nga klikimet gjithandej ku dëgjohet shqip.

Në Nd’rrimin e Natës me Alaudin Hamitin, këngëtarja Istrefi shpalosi disa nga momentet e saja përgjat punës së saj profesionale që ka bërë në projektin e saj të fundit, duke treguar vazhdimisht që ky projekt ka arritur sukses ngase ka punuar dhe ka pasur përkrahjen e gjithë familjes së saj për gjithë këtë kohë të karrierës së saj në estradën kosovare.

ARKATANA

Nora, nuk harroi të tregoj që është një nënë tejet e përkushtuar dhe se vajza e saj Renee, ka ndryshuar pothuajse gjithë jetën e saj.

Krahas angazhimeve të shumta ku shihet tejet aktive edhe në koncerte të shumta Nora Istrefi, tregoi se tashmë është një njeri me më shumë përgjegjësi se sa më parë.