Abrashi: Keqpërdoruesit më të mëdhenj të pensioneve, ata që jetojnë jashtë vendit
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka vlerësuar se dëmi që po i bëhet buxhetit të Kosovës nga keqpërdorimi i pensioneve shumë shpejt do të ndërpritet.
Ai ka treguar se me Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Skemat Pensionale parashihen kritere të reja që kanë të bëjnë me vendbanimin e përhershëm dhe parandalimin e keqpërdorimeve të pensioneve.
Abrashi ka thënë në një intervistë për “Epokën e re” se keqpërdoruesit më të mëdhenj janë ata që jetojnë jashtë vendit, që janë të paraqitur si banorë të përhershëm të Kosovës./Express/


