HW

Investimet astronomike të partive në rrjetet sociale

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Akoma pa u caktuar ndonjë datë për zgjedhjet e reja nacionale partitë politike kanë nisur ta zhvillojnë garën nëpër rrjetet sociale. Zyrtarët e partive politike nuk po hezitojnë të paguajnë shuma të mëdha parash për t’i sponsorizuar shkrimet, fotografitë e videot e ndryshme në rrjetet sociale, me anë të të cilave herë po promovojnë veten, herë po godasin kundërshtarët, shkruan gazeta “Zëri”.

Kane kaluar më shumë se një muaj prejse partitë politike dhe zyrtarët e tyre kanë nisur fushatën nëpër rrjetet sociale, ndonëse ende nuk është caktuar ndonjë datë për zgjedhje të parakohshme, rrjedhimisht akoma nuk ka nisur fushata parazgjedhore. Shkrimet, fotografitë e videot janë disa prej produkteve, të cilat zyrtarët e partive politike po i sponsorizojnë me shuma të konsiderueshme parash për të arritur te publiku para zgjedhjeve.

Eco Higjiena

Ekspertët e rrjeteve sociale kanë bërë të ditur për “Zërin” se një parti politike në prag të zgjedhjeve për vetëm një muaj shpenzon mesatarisht 10 mijë euro në këtë drejtim. Ndërkohë një kandidat për deputet për një muaj shpenzon rreth 5000 euro nëpër rrjetet sociale. Përfaqësuesit e shoqërisë civile konsiderojnë se partitë politike vazhdojnë të mos jenë transparente sa i përket financimit dhe shpenzimeve që bëjnë para zgjedhjeve. Ndërkohë zyrtarët e partive politike nuk kanë dhënë detaje nëse financohen në ndonjë formë tjetër përpos buxhetit të ndarë nga shteti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.