UBT

Gjini: Nuk kemi nevojë të takohemi me Kurtin, qëndrimin e kemi bërë të qartë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka deklaruar se partia e tij nuk është pengesë për krijimin e institucioneve të reja, por ka përsëritur se nuk e sheh të nevojshëm një takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, pas refuzimit të ftesës për konsultime politike.

Gjini, në “Debat Plus”, deklaroi se Aleanca e ka bërë të qartë pozicionin e saj dhe nuk kërkon pjesëmarrje në qeveri apo pozita institucionale në këmbim të mbështetjes për formimin e institucioneve, njofton Dukagjini.

Ai ka kritikuar edhe qasjen e Kurtit ndaj dialogut politik, duke thënë se nuk e konsideron të domosdoshëm një takim të tillë pasi qëndrimet e Aleancës tashmë janë bërë publike.

Hidromorava

“Kurti mund të besojë që është i rëndësishëm takimi për të, për mua nuk është i rëndësishëm hiç për shkak se e kam vendosur pozicionin e qartë, nuk jemi pengesë për themelimin e institucioneve të vendit, nuk duam me qenë pjesë e Qeverisë, nuk ua kërkojmë asnjë Ministri as një zëvendëskryeministër, asnjë pozitë nuk ua kërkojmë – krejt cka po kërkon Aleanca është që Kosova të bëhet një vend më i lehtë për të jetu në to pasi njerëzit po e kanë vështirë me jetu sot. Po më pengon se shumë po fletë në vetën e parë (Kurti), duhet me ardhë me u taku me mu – po ja që unë spo kam nevojë pasi unë i kam nxjerrë kushtet normale të funksionimit të shtetit janë në program të Aleancës. E di cilat janë debatet dhe bisedat, por po ju garantoj sërish se e djathta e mirë që e përfaqëson Aleanca sot ka me fitu një ditë, e kjo ditë nuk do të jetë e largët, pasi janë të vetmet rrugë që do ta nxjerrin Kosovën nga kjo katrahurë”, u shpreh Gjini.

Sipas Gjinit, gjashtë pikat që Aleanca ka ofruar si bazë për mbështetjen e krijimit të institucioneve janë të arsyeshme dhe lehtësisht të pranueshme.

“Nuk është qëllimi i joni me qenë ne shkaktari që me shku në zgjedhje sërish, jemi të gatshëm me i ndihmu Kosovës që me u largu nga ky ngërç që jemi qe dy vite dhe me i kriju institucionet e reja. Ato që ne i kemi dhënë si ofertë janë seriozisht të lehta me u pranu”, u shpreh Gjini.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.