Mbrojtësi Ylli Shameti pjesë e SC Gjilanit
Mbrojtësi 35 vjeçar me origjinë nga Gjirokastra i cili ishte pjesë dhe kapiten i skuadrës së Kukësit, për një vit do të jetë pjesë e “bardh e kuqëve” të Gjilanit.
Mbrojtësi Shameti për 6 stinore kishte mbajtur fanellën e Kukësit, duke treguar përformanca të jashtëzakonshme në fushën e futbollit.
35 vjeqari në karrierën e tij ka bartur fanellat e klubeve siç janë, Luftëtarit të Gjirokastrës, Besës së Kavajës, ndërsa është fitues i katër kupave me skuadrën e Kukësit duke pasur edhe 15 paraqitje në garat e UEFA-së./rajonipress/


