Fundamenti

Mavraj fajëson Canën

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Mërgim Mavraj, mbrojtësi i Kombëtares, ka fajësuar Lorik Canën për presimin e golit të dytë në ndeshjen miqësore ndaj Austrisë.

Kombëtarja shqiptare ka pësuar dy gola të shpejtë nga Austria në ndeshjen miqësore që përfundoi 2:1 për vendasit.

Për mbrojtësin e Kombëtares, Mërgim Mavrajn momenti i pësimit të golave ka qenë një keqkuptim mes lojtarëve të prapavijës.

Mbrojtësi ka folur për pësimin e golit të parë si dhe për atë që duhet të bënte skuadra në momentet që arriti të krijojë raste në portën e kundërshtarit.

“Pësimi i golit të parë në atë mënyrë është diçka që ndodh edhe te skuadrat më të mira. Kemi bërë mirë edhe gjatë fraksionit të parë të lojës, mirëpo nuk patëm cilësi në zonë”, ka deklaruar ai.

HW

Te momenti i golit të dytë, Mavraj tregon komunikimin me kapitenin e skuadrës dhe fjalën e Canës në atë moment, që solli edhe pësimin e golit të dytë.

“Në momentin e golit të dytë, unë e zotërova situatën. Por, Loriku më tha: ‘Je vetëm. Lëre topin’ dhe unë ashtu veprova, pasi nuk kisha çfarë të bëja tjetër”, deklaron mbrojtësi i Kolnit.

Sipas Mavrajt, në pjesën e dytë të lojës ka qenë një tjetër paraqitje dhe skuadra ka bërë një ndeshje pozitive.

“Pjesa e dytë ishte shumë, shumë e mirë nga ana jonë, pavarësisht se nuk barazuam dot”, është shprehur futbollisti i Kombëtares për “Panorama Sport”, në përfundim të takimit të djeshëm.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.