Mposhtet Shqipëria
Kombëtarja shqiptare ka pësuar humbje nga Austria me rezultat 2:1, në miqësoren e zhvilluar sonte në Vjenë, shkruan Zëri.
Shqipëria ka luajtur dobët në pjesën e parë, ndërsa në të dytën ishin më mirë.
Austriakët e kanë siguruar fitoren në pjesën e parë, duke shënuar dy gola, në minutën e gjashtë me Marco Janko dhe me Martin Harnik, në minutën e 13-të.
Ndërkaq, Kuqezinjtë e kanë ngushtuar rezultatin në minutën e 47-të, pas një goli të bukur të Ermir Lenjanit. Ata tentuan t’i barazonin shifrat, por nuk ia dolën.
Duhet cekur se Ergys Kaçe u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 87-të.
Skuadra e Gianni De Biasit do ta zhvillojë një tjetër miqësore të martën, më 29 mars, ndaj Luksemburgut. /Zëri/


