UBT

Sabri Fejzullahu për 50 vite ka kënduar gati 1000 këngë të tija

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

“Në 50 vite karrierë, nuk kam pushuar një ditë dhe kam kënduar 998 këngë që janë të gjitha të miat”. Kjo ka qenë deklarata e bujshme që ka bërë në emisionin Oktapod të Turjan Hyskës, këngëtari i mirënjohur nga Kosova, Sabri Fejzullahu.

Gjatë intervistës, Fejzullahu tashmë 71 vjecar, ka ndarë shumë kujtime të jetës së tij, që nga kontakti i parë me Shqipërinë, para viteve ’70, si aktor i dramës “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” të Kadaresë, e deri në koncertet e ditëve të sotme.

Uji Dea

Duke njoftuar shifrën “rekord” të këngëve të tij, Sabri Fejzullahu nuk e konsideron si limit atë shifër, pasi njoftoi se në muajin qershor të këtij viti, do të lancojë një tjetër album me 8 këngë të reja.

Gjatë rikthimit emocional që ka bërë ndër vite, këngëtari nga Kosova tha me krenari se audienca e tij, i përket moshës nga 16 deri në 30 vjec, fakt ky që edhe argumenton suksesin aktual të tij.