FIDANISHTJA

Eros Grezda pranë largimit nga Rangers, agjenti zbulon të ardhmen e mesfushorit nga Kosova

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Anësori i Rangers Eros Grezda është pranë largimit nga “Ibrox” në drejtim të Francës, gjithnjë sipas agjentit të tij.

Reprezentuesi shqiptar nuk ka startuar për skuadrën e Steven Gerrard që nga muaji dhjetor dhe nuk ka luajtur që nga muaji prill.

Por, 24-vjeçari, i cili ka edhe tre vite të mbetura në kontratë me Rangers, pritet të largohet nga Skocia, shkruan Zëri.info.

“Ne kemi disa mundësi për Erosin”, tha agjenti Ives Cakarun.

KKVITI

“Duket se ai do të largohet nga klubi shumë shpejt. Janë disa klube franceze të interesuara, por ne duhet të presim dhe të shohim se kujt Erosi do t’i bashkohet”, vlerësoi Cakarun.

“Ai dëshiron ta zgjidh të ardhmen shpejt. Erosi dëshiron të luajë në nivele të larta. Është mëkat që ai nuk kishte shanset e tij në Glasgow”, përfundoi ai.

Ndryshe, Grezda u transferua në Rangers vitin e kaluar nga Osijek./Zëri.info

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.