KKVITI

Haliti viziton stadiumin e qytetit në Viti, paralajmëron investime të reja në sport

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka zhvilluar sot një vizitë në Stadiumin e Qytetit, ku është njohur nga afër me gjendjen aktuale dhe nevojat për investime në këtë hapësirë sportive.

Gjatë vizitës, i shoqëruar nga drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Valmir Sahiti, drejtori i Shërbimeve Publike, Arton Musliu, si dhe bashkëpunëtorë të tjerë, Haliti ka theksuar përkushtimin institucional për përmirësimin e vazhdueshëm të infrastrukturës sportive.

Ai bëri të ditur se në periudhën e ardhshme priten investime konkrete në stadiumet e komunës, me synim krijimin e kushteve më të mira për klubet sportive dhe për të rinjtë që merren me aktivitete fizike. Ndërkohë, së shpejti pritet të nisin edhe procedurat për rregullimin e tribunave të stadiumit të KF Vllaznia Pozheran.

Mobi Casa

Paralelisht, janë duke vazhduar punimet në palestrat sportive shkollore, përfshirë ato në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës” në Viti dhe në Sllatinë të Epërme.

Nga Komuna e Vitisë theksohet se investimet në sport do të mbeten prioritet, me qëllim të rritjes së pjesëmarrjes së të rinjve dhe zhvillimit të jetës sportive në komunë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.