Fundamenti

Albian Ajeti mund të luaj në Premier Ligë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

E ardhmja e Albian Ajetit sipas të gjitha gjasave do të jetë në Angli. Duke iu referuar lajmeve që raportojnë mediat në ishull, sulmuesi i Baselit do të transferohet në Angli por nuk dihet ende se te cila skuadër West Ham apo West Bromwich Albion.

Të dyja klubet kanë arritur akordin me Baselin për të blerë kartonin e lojtarit për shumën e 10 milionë eurove, por tashmë topi kalon te talenti shqiptar i cili luan për përfaqësuesen e Zvicrës.

Do të jetë vetë vëllai i mbrojtësit të kombëtares kuqezi Arlind Ajeti ai që do të vendosë se cili do të jetë destinacioni i tij i ardhshëm mes West Ham dhe West Bromwich.

United Hospital

Nëse zgjedh çekanët e Manuel Pellegrinit për të luajtur në Premier League, Ajeti do ta ketë më të vështirë të aktivizohet rregullisht pasi te West Ham duhet të luftojë për një vend në qëndër të sulmit me emra të rëndësishëm si Sebastian Haller dhe Javier Hernandez ndërkohë nëse vendos të transferohet te West Bromwich në Championship që drejtohet nga trajneri kroat Slaven Bilic atëherë 22-vjeçari do të shndërrohej në zgjedhjen e parë të sulmit dhe të aktivizohej në çdo ndeshje.

Deri të enjten do të mësohet edhe e ardhmja e sulmuesit me origjinë shqiptare, pasi në mbrëmjen e 8 gushtit mbyllet merkato në Angli. Albian Ajeti i cili në sezonin e kaluar shënoi 21 gola në të gjitha kompeticionet me Baselin edhe këtë sezon e ka nisur në mënyrën më të mirë duke shënuar 1 gol në kampionatin zviceran 1 ndaj PSV-së në kualifikueset e Champions League.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.