De Biasi i përgjigjet Avdijajt
Gianni de Biasi nuk e ka mohuar mundësinë që Donis Avdijaj t’i bashkohet Kombëtares shqiptare.
Talenti shqiptar, Donis Avdijaj, deklaroi se do të luaj për Shqipërinë nëse kombëtarja kuqezi do të ketë nevojë për të.
Menjëherë pas kësaj deklarate, ka reaguar edhe trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi.
I pyetur nga gazetarët për mundësitë e talentit shqiptar që të ftohet në Kombëtare për Euro 2016, ai u shpreh: “Avdijaj është një temë për të ardhmen”. Kjo ka lënë të kuptohet se një ditë, ëndrra e Avdijajt për ta veshur fanellën kuq e zi, do të realizohet. /Express/


