Eko Higjiena

Kadaj – Bujupi mund t’i bashkohet “Vetëvendosjes”

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Partia e Ramush Haradinajt nuk ka mbetur vetëm me një deputet më pak, por ka mbetur edhe pa shef të grupit parlamentar. Krejt kjo pasi Donika Kadaj – Bujupi dha dorëheqje pas aktivitetit 13-vjeçar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Por Donika Kadaj-Bujupi nuk është personi i vetëm që është larguar nga partia e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

Melihate Tërmkolli, Ernest Luma, Blerim Shala janë emrat të cilët janë tërhequr zyrtarisht kohë më parë nga AAK-ja. Porse aktivitetin e tyre në këtë parti e kanë pushuar ndonëse jozyrtarisht edhe ish-sekretari i përgjithshëm, Burim Ramadani, dhe ish-kandidati për kryetar të Prishtinës, Besnik Tahiri, i cili tashmë është aktivizuar në punën e tij profesionale.

United Hospital

Largimet e shumicës prej të lartpërmendurve iu dihet arsyeja, porse për largimin e fundit të Donika Kadaj – Bujupit ende nuk dihen detaje. Kadaj – Bujupi nuk ka dashur të komentonte më shumë për largimin e saj duke thënë se krejt çfarë ka pasur për të thënë i ka shkruar në letrën e dorëheqjes.

Megjithatë për “Zërin”, Kadaj – Bujupi ka thënë se janë të pavlera informacionet se ajo është hidhëruar në parti pasi asaj i ishte lënë një vend jodinjitoz për t’u ulur në përkujtimin e 24 marsit në Gllogjan./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.