ARKATANA

Beqiri: Për kryetar të LDK-së do të garojnë së paku dy kandidatë, zbulon njërin emër

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, ka thënë se gara për kreun e LDK-së do të ketë së paku dy kandidatë.

Beqiri, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se beson se do të jenë dy kandidatë për kryetar të LDK-së.

Duke folur për kuotën 50+1 për nominimin e kandidatit për kryetar, Beqiri ka thënë se kjo është vendosur për të mos i lejuar “kujt t’i teket të kandidojë për kryetar të LDK-së”.

Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës thotë se beson se për kryetar të LDK-së do të ketë së paku dy kandidatë dhe sipas tij tashmë Fatmir Sejdiu ka shprehur interesimin për të garuar për kryetar të partisë.

Mobi Casa

“Do të ketë së paku dy kandidatë. Asnjë problem nuk është që një delegatë të votojë për nominimin e dy apo më shumë kandidatëve. Vota pastaj duhet të shkojë për një kandidatë. Delegatët do të vendosin edhe për nominim edhe për votim besa edhe për mënyrën e votimit, hapur apo fshehtë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ai ka thënë se edhe nëse arrihet një konsensus brenda Kryesisë së LDK-së për një kandidatë konsensual nuk do të përjashtohen kandidaturat tjera.

“Ky konsensus nuk nënkupton që i pamundësohet edhe të tjerëve të garojnë në Kuvendin e LDK-së…Ju e dini që edhe zoti Sejdiu ka shprehur vullnetin për kandidim. Sejdiu nuk është duke u bazuar nëse do të ketë apo jo konsensus nga Kryesia”.

Beqiri ka thënë se takimi i Mustafës me Sejdiun ka të bëjë më mbarëvajtjen e Kuvendit të LDK-së, pasi ai nuk është anëtar i Kryesisë së LDK-së dhe nuk ka mundur të marrë pjesë në mbledhjen e Kryesisë./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.