KKVITI

“Isa Mustafa, kandidaturë e pakontestueshme”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kreu i Komunës së Pejës dhe anëtar i Kryesisë qendrore të LDK-së Gazmend Muhaxheri, para takimin të sotëm të kryesisë së LDK-së të ftuar nga kryetari aktual Isa Mustafa, ka për pritjet e tij nga ky takim.

Duke folur për ‘Radio 1’, Muhaxheri sapo është deklaruar se emri i Isa Mustafës mbetet kandidaturë e pakontestueshme.

“Për mua emri i pakontestueshëm për kandidaturë të ardhshme mbetet ai i z.Isa Mustafa. Tani varet nga vet z.Mustafa, qoftë sot qoftë deri më 3 gusht se a do e shpallë kandidaturën. Përndryshe unë e kam thënë se në LDK ka potencial për kandidatura shumë të mira të tjera, mirëpo mbetet për mua ajo e z.Mustafa”, tha ai.

FIDANISHTJA

I pyetur nga ‘Radio 1’ se nëse Mustafa qëndron neutral ndaj kandidimit të emrit të tij dhe nuk i hyn garës, një gjë të tillë a do e bënte vetë Muhaxheri, ky i fundit as nuk e ka pohuar e as mohuar një mundësi të tillë.

“Prapë po e them z.Mustafa, por nëse nuk i hyn garës atëherë shohim, deri të shtunën mund të ndodhë shumëçka,” tha Muhaxheri për ‘Radio 1’.