Eko Higjiena

Florim Zuka: Investimet po i bëj për tifozët “Skifterat” e klubin e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Presidenti i “kuq e bardhëve” të Gjilanit, Florim Zuka, është ndoshta i vetmi president i klubeve në Kosovë i cili punon shumë e nuk ekspozohet në media të shkruara e elektronike.

Për presidentin Zuka primare është të avancohet futbolli i SC Gjilanit dhe në përgjithësi futbolli Kosovar.

Njeriu i parë i SC Gjilani, Florim Zuka, është duke bërë merkato të çmendur të futbollistëve në skuadrën e Gjilanit, duke thyer tabut e futbollit kosovar pasiqë gjerë më tani ishte ëndërr e çdo futbollisti Kosovar të luaj në Superioren e Shqipërisë ndërsa tani është krejtësisht e kundërta.

Kreu i Gjilanit gjerë më tani ka arritur ti zbarkon nga futbolli i Shqipërisë në skuadrën e tij, 3 futbollist nga Luftetari, Ruqi, Rapa e Xhekson, 1 nga Tirana Greca ndërsa 3 futbollist nga Teuta e Durrësit, Frashëri, Progni e Bušić, ndërsa është shumë afër të bëj edhe transferin e qendërmbrojtësit nga Flamurtari i Vlores, Franc Veliun.

Hidromorava

Të gjitha këto transfere kanë bërë që skuadra e Gjilanit të jetë skuadra numër një në Kosovë me kontrata të lojtarëve sipas transfermarketit që sillet rreth 2milion e 530 mijë euro, ndërsa më të paguarit janë futbollisti Kroat, Bušić me 325,000 Euro e Progni me 275,000 Euro.

Presidenti Florim Zuka për të gjitha këto lëvizje “bombastike”, jo vetëm te skuadra e tij por edhe në futbollin Kosovar ka theksuar.
“Synimi i të gjithëve është dalja në garat Evropiane por edhe trofet që i presin tifozët besnik “Skifterat” tani e një kohë të gjatë, dua ti gëzoj këta njerëz që në shi e borë janë vazhdimisht me skuadrën e tyre të zemrës dhe ka ardhur koha tani e ngjyrave “bardh e kuq” të Gjilanit”.

Presidenti Zuka shpjegon me zemër të madhe se të arriturat dhe dështimet në skuadër do ti ndajnë së bashku.
“Edhe në qoftëse dështojmë por edhe në qoftëse arrijmë objektivat tona të cilat i kemi përpara të gjithë në klub do ti ndajmë së bashku të mirën e të keqën”.

Skuadra e Gjilanit tani e një javë gjendet në përgatitje në fazën e dytë në Mavrovë të Maqedonisë së Veriut./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.