Uji Dea

Pas 17 vjetësh, politika na bombardon me korrupsion

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Republika në rrezik nga keqqeverisja dhe partitë e inkriminuara.

Shteti i ri i Kosovës po vazhdon të mbetet një oazë e madhe e krimit të organizuar dhe korrupsionit, një njollë e zezë në mes të rajonit ballkanik, për shkak të mossundimit të ligjit

ARKATANA

Republika e Kosovës po e përkujton me respekt qytetar ditën kur para 17 vjetësh ndodhi intervenimi i NAT0-s, për të ndihmuar çlirimin nga okupimi serb, ku me intervenimin e kësaj aleance ushtarake të shteteve më të fuqishme të botës Kosovës iu kthye shpresa për liri dhe demokraci. Ishte kjo një kthesë e madhe që ndezi dritën e shpëtimit të popullit të përvuajtur, të masakruar dhe të dhunuar nga forcat serbosllave, por paslufta ishte zhgënjyese.

Njohësit e zhvillimit të rrethanave të shtetndërtimit në këto vite konsiderojnë se falë qeverisjes së keqe të vendit për gjithë këto vite, edhe pse u luftua për të krijuar një shtet demokratik, jemi në fazën më kulminante të zhgënjimit të qytetarëve. Kjo pakënaqësi, sipas analistëve politikë dhe ekspertëve, po mbetet akoma si pasojë e pamundësisë së luftimit të dukurive më negative që shuajnë shpresën e qytetarëve, sepse shteti i ri i Kosovës po vazhdon të mbetet një oazë e madhe e krimit të organizuar dhe korrupsionit, një njollë e zezë në mes të rajonit ballkanik për shkak të mossundimit të ligjit. Për këtë situatë të pa shpresë, përgjegjësia bie mbi lidershipin politik./kosova sot/