Fundamenti

Hoti flet si “kryeministër në hije”: Këto janë të gjitha vendimet kundër ligjore të Haradinajt

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar pas mbledhjes së Qeverisë në dorëheqje të Ramush Haradinajt.

Hoti përmes Facebookut ka thënë se mbledhja e sotme e Qeverisë reflekton mungesën e kompetencës së Kryeministrit.

“Mbledhja e sotme e Qeverisë në dorëheqje reflekton edhe një herë mungesën e kompetencës të Kryeministrit në dorëheqje dhe mega qeverisë së tij, me 5 zëvendëskryeminsitra, mbi 20 ministra, 80 zëvendësminitra e qindra këshilltarë”, ka shkruar Hoti.

Ai më tej ka listuar disa nga vendimet që ka marrë Qeveria e Ramush Haradinajt që sipas tij janë kundërligjore.

FIDANISHTJA

“Ja disa prej vendimeve kurndërligjore e kundërkushtetuese: falja e 50 mil euro prodhuesve të ujit, ndarja e mjeteve pa procedura, siç ishte rasti i mbi 800 mijë euro për një OJQ, urdhërimi i prokurorit si të veprojë në një rast hetimor, shkarkimi i Bordeve të Ndërmarrheve Publike që i përgjigjen Kuvendit, shkarkimi i Bordit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, vendimi, e më vonë tërhqeja, për shpronësim të një objekti privat, dhënja e tokave të AKP-së komunave me shumicë serbe etj” është shprehur Hoti.

Ai ka thënë se lista e vendimeve antikushtetuese të kësaj qeverie është e gjatë.

“Lista e vendimeve antikushtetuese të kësaj qeverie është e gjatë. Riparimi i dëmeve do të marrë kohë. Por, ne jemi të vendosur për këtë”, ka shkruar Hoti. /GazetaExpress/