Eko Higjiena

Vashat e Dritës fituese të kupës së Republikës së Kosovës në volejboll

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Volejbollistet e Dritës në finalen e madhe të Kupës së Kosovës në Volejboll e cila u zhvillua në kryeqytet mposhti rivalen e saj Skenderajin me rezultat (3-0).

Volejbollistet e Dritës edhe një herë dëshmuan se janë të pa konkurrentë në volejbollin e Kosovës duke dëshmuar se në këtë klub po punohet me hapa gjigantë.

Në setin e parë volejbollistet e Dritës ishin më të mira me rezultat (25-19) duke mos ju dhënë rivaleve të sajë që gjatë këtij seti asnjëherë së paku të barazojnë rezultatin.

Në setin e dytë mysafirët arritën vetëm njëherë të kalojnë në epërsi me rezultat (18-19), por për disa sekonda kjo epërsi u shkri ndërsa volejbollistet e Dritës këtë set e përfundojnë në favor të tyre me rezultat (25-22).

Në setin e tretë volejbollistet e Dritës treguan kualitet të lartë si në pasime, bllokime e servime, duke mos ju dhënë asnjë mundësi vashave nga Skenderaji për fitore eventuale.

Mobi Casa

Volejbollistet e Dritës për 1 ore e 20 minuta e detyruan skuadrën nga Skenderaji t`ju shuhen ëndrrat për
një rezultat të favorshëm.

Kjo është hera e 9 që volejbollistet e Dritës arrinë të stolisen me Kupën e Kosovës ndërsa kjo është hera e tretë radhazi.

Lorik Ilazi trajneri i KV Drita pas kësaj finale të madhe për rajonipress theksoi,” Ishte një paraqitje shumë e mirë e vajzave në çdo aspekt, po dëshmojmë se jemi më të mirët si në kampionat njëashtu edhe në Kupën e Kosovës, nga zemra të gjithave vajzave ju urojë këtë sukses njëashtu edhe familjarëve të këtyre volejbollisteve të mrekullueshme”.

Klubit të Volejbollit të Dritës për këtë sukses të arritur ju uronë edhe redaksia e portalit rajonipress.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.