United Hospital

Salihi: Kam dhënë kontribut në dekadën e fundit, dua Evropianin

/ 4 minuta lexim
HW

Hamdi Salihi ndodhet në Vjenë momentalisht ku po kalon disa ditë pranë familjes, por edhe për të kryer terapi në gju.

Ish-sulmuesi i Rapidit në një intervistë për të përditshmen austriake “HEUTE”, përcjell Panorama Sport, ka folur për gjithçka, duke filluar që nga eksperienca me Skënderbeun, mungesa e grumbullimit në Kombëtare, e deri tek ofertat e merkatos.

Salihi, luani me Skënderbeun që nga vera, kryesoni me 24 gola dhe jeni në krye të klasifikimit. A jeni në formën më të mirë të karrierës suaj?

Më mirë se kaq s’e kisha imagjinuar. Kisha shënuar 5 gola në kualifikueset e Ligës së Kampioneve, por për fat të keq kjo nuk ishte e mjaftueshme për të mbërritur në fazën e grupeve. Megjithatë, kam luajtur në fazën e grupeve të Ligës së Europës. Në dimër kisha një ofertë nga Kina, ku kam luajtur një vit dhe krijova një përvojë interesante. Presidenti i Skënderbeut më ka kërkuar që të paktën të qëndroj deri në verë. Njerëzit këtu janë të interesuar për mua, kjo më bën të ndihem mirë.

Edhe pse jeni në formë, duket se trajneri i kombëtares ju ka harruar disi?

Unë kam dëmtuar gjurin dhe jam duke bërë terapi, prandaj nuk jam grumbulluar. Skuadra ka shumë alternativa dhe këtë herë ka më shumë të rinj të grumbulluar. Në të kaluarën, lojtarë me origjinë shqiptare, si Mustafi apo Shaqiri zgjidhnin Gjermaninë apo Zvicrën, pasi nuk shihnin perspektiv te Kombëtarja jonë. Dikur ishim opsioni i fundit. Kjo ka ndryshuar. Sot, pothuajse të gjithë dëshirojnë të luajnë për ne.

Shqipëria është kualifikuar në Europian. A do të bëni surprizën edhe në finale?

Po punohet shumë çdo ditë. Unë jam njëri nga 3-4 lojtarët që kanë qenë pjesë e Kombëtares gjatë dekadës së fundit. Kemi ëndërruar gjithmonë për Europianin. Kjo ëndërr tani është e vërtetë. Ne, si Kombëtare, zakonisht luajmë vetëm me një sulmues të deklaruar. Unë jam zakonisht alternativë që aktivizohem kur kemi nevojë për ta fituar ndeshjen. Por kjo nuk ka ndodhur së fundmi, ndaj s’kam qenë rregullisht në formacion gjatë kualifikueseve.

A keni njohuri mbi kombëtaren austriake?

Po, ka disa lojtarë me të vërtetë të mirë, plot vetëbesim.

UBT

Lojtarët më parë kanë karakter, por…

Austria nuk mund të përbëjë befasi për askënd, pasi i ka treguar vlerat tashmë që është një kombëtare shumë e fortë vitet e fundit.

Na tregoni pak për Shqipërinë…

Ekipi ynë ka potencial, por në Europian jemi edhe me pak fat. Në eliminatoret e zhvilluara në grup, Shqipëria u kualifikua e dyta, pas Portugalisë, të cilët e mundët 1-0, në fushën e saj.

Pra, keni dëshmuar forcë edhe ndaj Ronaldos?

Në fitoren tonë, për fat të mirë, ai nuk ka luajtur. Megjithatë, ne nuk ishim të fokusuar vetëm tek ai. Portugalia nuk është vetëm Ronaldo. Një ekip duhet të bëjë lojën e vet.

A ruani kontakte me ish-bashkëlojtarët tuaj në Austri?

Patjetër. Në Vjenë kam një shtëpi. Flas me Sonnleitner. Gjithmonë kur kthehem. Pi një kafe me të, por edhe me lojtarë të tjerë. Qëndroj në kontakt pasi ata më informojnë për rezultatet e Rapidit.

A është e vërtetë se Peter Pacult ju kërkoi në merkaton e verës?

Le të themi ai më ka kërkuar, duke imagjinuar se familja ime është në Vjenë. Fillimisht i thashë se isha gati, por më pas mendova se ishte shumë herët për të shkuar te FAC. Kam pasur ndërkohë opsione më të mira, por vendosa të qëndroj te Skënderbeu dhe duket se nuk kam gabuar aspak.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.