Komuna e Vitisë ndihmon pensionistet vitias
Viti – Pas takimeve të shumta të cilat i ka zhvilluar kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me përfaqësues të Pensionisteve Vitias, ai ka vendosur që të vazhdoj ndihmën për pensionistët vitias.
Kësaj radhe komuna e Vitisë ka vendosur të ndihmoj moshën e tretë me renovimin e zyrës së tyre në Viti. Përndryshe kjo komunë edhe më parë në forma të ndryshme ka ndihmuar pensionistet e saj duke ndarë subvencione dhe ndihma për ta.
Ndërkaq me rastin e 17 shkurtit Kryetari Haliti kishte organizuar edhe një koktej rasti për pensionistet vitias ku u njoh për së afërmi me nevojat e tyre./rajonipress/


