Uji Dea

Akuzat e mëdha brenda PAN-it, kërkohet ndëshkimi i dekadës

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Të gjitha zhvillimet që po ndodhin brenda ish koalicionit qeverisë PAN, pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit, akuzat dhe kundër akuzat për zhvatje, keqpërdorim e keq menaxhim, sipas analistit politik, Nexhat Haziri, vetëm sa po e zbardhin fytyrën e vërtetë kriminale të qëllimit për të cilin ishte krijuar ky koalicion i ngushtë në fuqi politike, me legjitimitet të cunguar të shumicës qytetare dhe krejtësisht jo funksional për dy vjet qeverisje.

“Tani akuzat që i bëjnë këto subjekte politike njëra-tjetrës nxjerrë në pah apo vërteton se bashkëqeverisja e tyre ishte pa parime, pa ide dhe koncept e program qeverisës duke e vërtetuar perceptimin në opinion si qeveria më e inkriminuar, funksionimi i së cilës i përngjante më shumë një sundimi të një organizate mafioze e tipit sicilian”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

Të gjitha zhvillimet që po ndodhin brenda ish koalicionit qeverisë PAN, pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit, akuzat dhe kundër akuzat për zhvatje, keqpërdorim e keq menaxhim, sipas analistit politik, Nexhat Haziri, vetëm sa po e zbardhin fytyrën e vërtetë kriminale të qëllimit për të cilin ishte krijuar ky koalicion i ngushtë në fuqi politike, me legjitimitet të cunguar të shumicës qytetare dhe krejtësisht jo funksional për dy vjet qeverisje.

Mobi Casa

“Qeveria e koalicionit në ikje PAN, ishte ndërtuar në bazë të interesave të ngushta dhe mafioze të partnerëve të këtij koalicioni dhe padyshim se kjo ka prodhuar një luftë herë të heshtur e herë publike në mes partnerëve që qeverisnin së bashku, në atë që quhet beteje për ta gllabëruar çdo gjë që lidhej me buxhetin e shtetit, punësimin e militantëve dhe familjarëve të tyre, çka derivojë një luftë të ashpër sidomos në mes PDK-së dhe AAK-së. Tani akuzat që i bëjnë këto subjekte politike njëra-tjetrës nxjerrë në pah apo vërteton se bashkëqeverisja e tyre ishte pa parime, pa ide dhe koncept e program qeverisës duke e vërtetuar perceptimin në opinion si qeveria më e inkriminuar, funksionimi i së cilës i përngjante më shumë një sundimi të një organizate mafioze e tipit sicilian”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

Ai thotë se mashtrimet që i bënë qytetarëve dhe gjendjen në të cilën e sollën Kosovën, në një vend të pashpresë, tani PDK-ja dhe AAK-ja do të mundohen që këtë faturë dështimi t’ia hedhin njëra-tjetrës dhe këto akuza do të shpeshtohen dhe do të bëhen edhe më radikale me fillimin zyrtar të fushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, por se qytetari, sipas Hazirit, ka mësuar mjaft nga mashtrimet e tyre dhe nuk beson kur ato përsëriten.

“Mbase ajo që tashmë është me rëndësi ka të bëjë me faktin se qytetari i Kosovës është vetëdijesuar, nuk mundë të mashtrohet sepse po i vuan mashtrimet e tyre për plot dy dekada, prandaj unë pres që këto parti të ndëshkohen me votë për keq qeverisjen e tyre dhe vrasjen e perspektivës së vendit tonë për të qenë një vend normal, i zhvilluar ekonomikisht, demokratik ku sundon rendi dhe ligji dhe i respektuar edhe në rrafshin ndërkombëtar”, deklaroi analisti politik, Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.