Fundamenti

Bunjaki nuk flet për Behramin dhe Shaqirin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Albert Bunjaki nuk dëshiron të flas për komentet e fundit të Valon Behramit dhe Xherdan Shaqirit, të cilët thanë se nuk do të luajnë për Kosovën.Dy futbollistët kosovar e që luajnë për përfaqësuesen e Zvicrës, Valon Behrami dhe Xherdan Shaqiri kanë deklaruar se nuk do të kthehen të luajnë për Kosovën as pas pranimit në EUFA dhe FIFA.

Behrami tha se është shumë i vjetër për të luajtur për Kosovën, ndërsa Xherdan Shaqiri insistoi se është i lumtur te kombëtarja e Zvicrës.

Këto deklarata i ka lexuar edhe përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki, i cili insiston se nuk është momenti i duhur për të folur për futbollistët shqiptarë që luajnë te Zvicra.

UBT

“Mendoj që nuk është koha të hymë në tema të tilla. Unë e di se ka shumë spekulime të cilat kanë qëllime të ndryshme. Thjeshtë duhet t’ia lëmë kohës”, tha Bunjaki për Gazetën Express.

Kujtojmë se Kosova tashmë ka arritur të marrë disa lojtarë që kërkohen nga kombëtare tjera si Loret Sadiku apo Bersant Celina, i cili tashmë ka debutuar edhe për ekipin e parë të Manchester Cityt. /Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.