Fundamenti

Ministri i Brendshëm i Malajzisë: Nëse i plotëson kriteret, Krasniqi e merr pasaportën menjëherë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Liridon Krasniqi në një të ardhme të afërt mund të pajiset me pasaportë të Malajzisë. Ministri i Brendshëm i këtij vendi ka thënë se, nëse i plotëson kriteret, futbollisti kosovar mund ta marrë menjëherë nënshtetësinë e Malajzisë dhe me këtë rast ta përfaqësojë këtë vend në futboll.

Liridon Krasniqi është njëri prej futbollistëve të huaj që mund ta përfaqësojë Kombëtaren e Malajzisë në të ardhmen, shkruan Gazeta Express.

Futbollisti kosovar po luan me sukses tash e sa vite në shtetin aziatik, i cili po planifikon ta natyralizojë atë.

Dhe, për këtë çështje ka folur ministri i Brendshëm i Malajzisë, Tan Sri Muhyiddin Yassin.

Krahas Berishës, Malajzia planifikon të natyralizojë edhe futbollistë të tjerë, në mënyrë që të jetë më e fuqishme për kualifikimet e Botërorit 2022, të cilat nisin në muajin shtator 2019 dhe dhe për Kupën e Azisë.

FIDANISHTJA

Mbi të gjitha, kosovari Liridon Krasniqi dhe braziliani Guilherme De Paula janë prioritete të Malajzisë.

Nëse lojtarët i plotësojnë kriteret, ata mund të luajnë për ekipin kombëtar, dhe nëse do Zoti, edhe në Botëror. Kjo nuk është e pamundur”, ka thënë ministri malajzias për “Harian Metro”.

Malajzia paraprakisht ishte përforcuar edhe me tre futbollistë të natyralizuar për kualifikimet e Botërorit 2022 përfshirë këtu lojtarët Mohamadou Sumareh, La’Vere Corbin-Ong e Mattheë Davies.

Krasniqi ishte njëri prej lojtarëve më të mirë të Superligës së Malajzisë në katër sezonet e fundit.

Ai i ka fituar sida trofe, personalë dhe ekiporë përfshirë këtu Superligën e Malajzisë, Kupën e Malajzisë, Malaysia Charity Shield dhe Malaysia FA Cup. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.