ARKATANA

Matoshi: Gazetarët shkelën etikën, politikanët të mos hynë në debate me gazetarët

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Matoshi ka folur për debatin mes kryeministrit Isa Mustafa dhe gazetarit Vehbi Kajtazi, i cili ka ndodhur pas publikimit të shkrimi nga gazeta online Insajderi për vëllaun e kryeministrit Isa Mustafa i cili ka kërkuar azil në Gjermani dhe Francë.

Matoshi ka thënë se gazetarët kanë shkelur etikën profesionale kur kanë publikuar këtë shkrim, ndërsa ka thënë se trishtohet ku i sheh politikanët të hynë në debate me gazetarët.

“Trishtohem kur i shoh zyrtarët kur hynë në debate me gazetarët, nëse ndihesh i fyer duhet me iu drejtu Gjykatës pasi duhet të jetë shembull se për çdo mosmarrëveshje adresa e parë dhe e fundit është Gjykata”.

“Unë do të kisha qef të përjetoj që nj zyrtar politik e ka fituar një gjyq me gazetar por në Kosovë nuk ka ndodhur por do të kisha qef me ndodh sepse edhe gazetarët janë njerëz të vendit, kanë familje, kanë shoqëri prandaj duhet që me e ruajt njëri tjetrin…me profesionalizëm të lartë”.

FIDANISHTJA

Matoshi ka thënë se gazetarët e gazetës Insajder nuk e kanë baraspeshua etikën e profesionit me intencën e të qenit atraktiv.

“Sa i përket rastit, unë shqetësohem dhe nuk mund të jem indiferent kur gazetarët si Vehbiu, Parimi, Vullneti dhe të tjerët në Insajder, kësaj here nuk e kanë baraspeshu etikën e profesionit me intencën e të qenit atraktiv”.

“Ata kanë bërë storie për mosfunksionimin e sistemit shëndetësor në Kosovë dhe kanë harruar të merren me fakte, nuk kanë dhënë argumente se pse ky sistem çalon por kanë përdorur si pretekst për një sulm ndaj qytetarit Mustafa”. /klankosova

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.