Fundamenti

Riza Durmishi drejt largimit nga Lazio, e duan në Francë dhe Turqi

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Duket se aventura e mbrojtësit shqiptar Riza Durmishit në Lazio do të marrë fund këtë verë. Olympique Marseille dhe Besiktasi janë duke luftuar për shërbimet e 25-vjeçarit.

Durmishi, i cili ka prejardhje shqiptare por luan për Danimarkën, iu bashkua Lazios para një viti, por asnjëherë nuk gjeti vend në formacionin e parë, duke i regjistruar vetëm 19 paraqitje në të gjitha garat sezonin e kaluar edhe atë shumicën nga stoli, shkruan Gazeta Express.

Megjithatë, mbrojtësi shqiptar ishte i pafat sepse kishte probleme të shumta me lëndime në shpinë dhe në kofshe, prandaj sipas mediave lokale, ai do të largohet ketë verë nga kryeqyteti italian, të paktën si lojtar i huazuar.

Mobi Casa

Sipas L’Equipe në Francë, Marseille është duke e vëzhguar situatën e tij dhe është i gatshëm të bëjë ofertë për të.

Por, Il Messaggero këmbëngul se Besiktasi ka nisur bisedimet për ta marrë Durmishin në huazim me obligim për ta blerë në fund të sezonin për 8 euro në total.

25-vjeçari, i cili i ka bërë 23 paraqitje për Danimarkën, ka kontratë me Lazion deri në qershor të vitit 2023. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.