Sulmuesi kosovar, ujdia më e mirë e verës në Superligën zvicerane
Kemal Ademi është ujdia e kësaj vere në Superligën zvicerane, transmeton zeri.info
Sulmuesi u transferua si lojtar i lirë te Baseli, derisa interesim për të kishin shprehur edhe klube nga Italia dhe Gjermania, shkruan “kxan36news.com”
“Kur dëgjova se FCB më do, më mbeti menjëherë në mendje. Doja vetëm të vija këtu”, ka deklaruar Ademi.
Para një viti, futbollisti me prejardhje nga Prizreni ishte shumë afër që t’i bashkohet klubit ku ishte formuar, St. Gallenit.
Për disa ditë shtatlarti 1.96 metra ishte në prova, por nuk u mor nga klubi.
“Ai na ka lënë neve një përshtypje të mirë dhe tregoi se është një lotjar interesant. Ai e ka luftuar çdo betejë. Por, ai erdhi me një lëndim dhe ne duhej ta justifikonim këtë kohë, me Cedric Itten, Roman Buess, Nassim Ben Khalifa apo Marco Aratore që kishim një numër sulmuesish”, kishte qenë shpjegimi i klubit zviceran.
Ndërkohë, në edicionin që e lamë pas, të cilin e filloi me pak vështirësi, ai reliazoi tetë gola në 26 paraqitje.
Në nëntë ndeshjet e fundit ai shënoi 6 gola.
Ai ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2022 me Baselin, klub ku luajnë edhe Taulant Xhaka, Albian Ajeti e Edon Zhegrova./Zëri


