FIDANISHTJA

Kosovarët rrudhin xhepat, blejnë gjithnjë e më pak

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kriza ekonomike thellohet në Kosovë. Qeveria hesht, investimet ngecin, dështimet nuk ndalen

Shoqëria civile dhe opozita ankohen se Qeveria e ka lënë ekonominë e Kosovës në duart e oligarkëve, që janë të lidhur me pushtetarët aktualë, ndërsa të dhënat zyrtare tregojnë rënien e madhe të fuqisë blerëse

FIDANISHTJA

Qytetarët dhe bizneset kosovare po ankohen se ka rënë fuqia e tyre blerëse, sepse po blejnë dukshëm më pak mallra. Ndërkaq, shoqëria civile dhe opozita ankohen se Qeveria e vendit në këtë drejtim nuk po bën asgjë, që të përmirësohet kjo situatë, por e ka lënë ekonominë e Kosovës në duart e oligarkëve të biznesit, që janë të lidhur me pushtetarët aktualë.

Deputeti Bali Muharremaj (AAK) thotë se në Kosovë të dhënat e fundit zyrtare dhe të shoqatave ekonomike tregojnë se fuqia blerëse ka shënuar rënie. Ai tha se arsyet e rënies së fuqisë blerëse vlerësohet të jenë ngritja e çmimeve të konsumit, si dhe punësimi i ulët. “Me gjithë propagandën për Pakon e Re Fiskale të Qeverisë ‘Mustafa’, e vërteta është ndryshe se ajo nuk ka dhënë efektet e veta, por kundërefekte se pati rritje çmimesh”, u shpreh ai. Sipas tij, në ngritjen e çmimeve dhe më pas, uljen e fuqisë blerëse, kanë ndikuar ndryshimet e fundit të bëra në Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. Deputeti Muharremaj. “Në 100 artikuj, sipas të dhënave, minimumi 8 deri në 12 artikuj janë liruar nga aplikimi i TVSHsë së përshkallëzuar, derisa 92 artikujve u është rritur çmimi dhe kjo ka ndikuar në masë të madhe. Një familje kosovare i ka të ardhurat fikse, ndërsa kërkesat apo nevojat familjare ndryshojnë dhe ato shumë herë rriten, derisa të hyrat mbeten të njëjta”, thotë Muharremaj./kosova sot/