ARKATANA

Studim i ri: Pirja e duhanit mund të jetë shkaktar i dhimbjes së shpinës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Dhimbja e shpinës mund të ndihet në çdo pjesë përgjatë shpinës, duke filluar nga qafa e deri tek ijët, megjithëse më e zakonshme është në pjesën e fundme të shpinës.

Dhimbja mund të jetë nga e lehtë e deri në më të rëndë, varësisht nga ajo se çfarë është duke e shkaktuar atë, transmeton Telegrafi.

Për shumicën e njerëzve, qëndrimi i dobët dhe ngritja e peshave të rënda mund të jenë burim i kësaj dhimbje.

Megjithatë, një studim i ri thotë se edhe duhanpirësit janë trefish më të prirë të zhvillojnë dhimbje kronike të shpinës.

Uji Dea

Ky studim është publikuar në revistën mjekësore, “Human Brain Mapping”, ndërkaq nuk është i pari që e ndërlidhë duhanpirjen me dhimbje kronike.

Studimi iu ka sugjeruar duhanpirësve të heqin dorë nga duhani nëse veç duan ta ulin rrezikun e zhvillimit të dhimbjes kronike të shpinës.

Përveç kësaj, ekspertët po ashtu kanë treguar se pirja e duhanit e zvogëlon edhe absorbimin e kalciumit dhe e parandalon rritjen e re të eshtrave, duke i lënë duhanpirësit me rrezik më të shtuar të zhvillimit të osteoporozës dhe në shërim më të ngadaltë pas frakturave, gjëra të cilat shkaktojnë dhimbje shpine. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.