Eko Higjiena

Zyrtare: Donis Avdijaj prezantohet te Trabzonspori

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Donis Avdijaj është bërë edhe zyrtarisht pjesë e skuadrës së madhe turke Trabzonspor.

Ylli i Kosovës ishte futbollist i lirë pasi kishte shkëputur kontratën me klubin holandez Willem II në dhjetor të vitit të kaluar.

Avdijaj ka zbarkuar në Turqi dhe ka nënshkruar një kontratë për 1+4 vite me Trabzonin.

Kontrata e Avdijajt fillimisht është për një vit, por ajo mund të rinovohet automatikisht edhe për tri vite të tjera në varësi të paraqitjeve të tij.

United Hospital

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit turk që tanimë e kanë prezantuar yllin kosovar.

Reprezentuesi i Kosovës synon që te Trabzonspor të rikthejë formën e tij të vjetër dhe t’i harrojë problemet jashtë fushës.

Avdijaj ishte pjesë e rëndësishme e Përfaqësueses së Kosovës, por që nuk është grumbulluar që nga muaji nëntor i vitit të kaluar.

Istogasi gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Schalke 04, Sturm Graz, Roda JC dhe Willem II. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.