United Hospital

Ujkani: Zhegrova është luks për Juventusin, duhet shfrytëzuar maksimalisht

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Ish-portieri i Kosovës dhe aktualisht zëvendësdrejtor i përfaqësueses, Samir Ujkani, ka vlerësuar lart potencialin e Edon Zhegrova, duke e lidhur emrin e tij me një klub të madh si Juventus.

Në një prononcim për emisionin “SportCast”, Ujkani u shpreh se lojtari kosovar do të ishte një aset i jashtëzakonshëm për gjigantin italian.

Eco Higjiena

“Unë besoj që për një klub si Juventusi, Edon Zhegrova është luks, është luks për ta pasur edhe besoj që Juventusi duhet ta shfrytëzojë djalin maksimalisht për ta rritur nivelin dhe të kthehet Juventusi ku e meriton të jetë, në finalet evropiane, pra në Ligën e Kampionëve, të shkojë të fitojë ose të jetë konkurrent për ta fituar Ligën e Kampionëve,” deklaroi Ujkani.

Sipas tij, cilësitë individuale dhe kreativiteti i Zhegrovës mund të jenë faktor kyç për rikthimin e Juventusit në majat e futbollit evropian, aty ku “Zonja e Vjetër” synon të jetë sërish pretendente serioze në UEFA Champions League.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.