ARKATANA

Thaçi i shkruan Trump për 4 korrikun, ia përmend dialogun me Serbinë

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, më 4 Korrik, në përvjetorin e 243-të të Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, ia ka dërguar një letër homologut të tij amerikan, Donald Trump.

Në këtë letër, presidenti Thaçi ka shkruar se në këtë ditë, Kosova qëndron krenare si shteti më proamerikan në botë, duke i ndarë vlerat tona të përbashkëta dhe parimet e vizionin për një botë të lirë dhe të drejtë. Presidentit të SHBA-së, presidenti Thaçi i ka shprehur falënderim në emër të popullit të Kosovës për mbështetjen në kohërat tona më të rënda dhe për mbështetjen në rindërtimin e vendit dhe shoqërisë sonë pas tragjedive dhe shkatërrimit nga lufta.

“Sot, ne punojmë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në forcimin e paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe në rajon”, ka shkruar ndër të tjera presidenti Thaçi.

Kjo është letra e plotë e presidentit Thaçi e përkthyer në gjuhën shqipe:

Uji Dea

I nderuari Z. President, Në përvjetorin e 243-të të Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ju përcjell urimet më të sinqerta në emër te popullit të Kosovës dhe në emrin tim si President i Republikës së Kosovës. Në këtë ditë, Kosova qëndron krenare si shteti më proamerikan në botë, duke i ndarë vlerat tona të përbashkëta dhe parimet e vizionin për një botë të lirë dhe të drejtë. Këtë 4 Korrik në Kosovë po e festojmë me inaugurimin e ambasadës së re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një testament ky i forcimit dhe thellimit të vazhdueshëm të miqësisë sonë dhe partneritetit tonë strategjik. Këtë vit Kosova përkujtoi 20 vjetorin e hyrjes së trupave paqeruajtëse të NATO-s, të udhëhequra nga SHBA-ja, për të na sjellë liri dhe paqe në Kosovë dhe në rajon. Ne mbesim përherë falënderues për mbështetjen tuaj në kohërat tona më të rënda dhe për mbështetjen tuaj në rindërtimin e vendit dhe shoqërisë sonë pas tragjedive dhe shkatërrimit nga lufta. Sot, ne punojmë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në forcimin e paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe në rajon. Duke ju referuar letrës që Ju më keni dërguar dhjetorin e kaluar, më lejoni të konfirmoj se mbes i përkushtuar që të arrijmë një marrëveshje paqësore përfundimtare me Serbinë, që do të sjellë paqe të qëndrueshme dhe stabilitet në mes vendeve tona dhe tërë rajonit. Në fazën kritike në këtë proces, më lejoni të theksoj se lidershipi dhe vizioni Juaj mbesin qenësor për këtë synim. Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sinqerisht, Hashim Thaçi

President i Kosovës

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.