United Hospital

Perandoria osmane dhe Serbia gjithmonë gjenin gjuhë të përbashkët për çështje shqiptare

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Nga Xhemaledin Salihu – Autori serb Millosh Jagodiq, në librin e tij: “Sulmet e Shqiptarëve në Serbi më 1879, Beograd, 2004, shkruan: Me Marrëveshjen e Kongresit të Berlinit, më 1878, tokat shqiptare u copëtuan dhe kufiri shqiptar, ndërmjet Perandorisë osmane dhe Serbisë u vua në Ristovc. Pra, është e njohur se me pushtimin e tokave shqiptare në Toplicë e gjetiu, qeveria serbe shpërnguli popullatën autoktone shqiptare.

Këtë problem e vërejti edhe Diplomati i atëhershëm i Britanisë së Madhe, Guld, i cili nxitet dhe angazhohet edhe më tepër që çështja e sulmeve të Shqiptarëve në Serbi të zgjidhet me repatriacionin, kthimin në atdhe të Muhaxhirëve shqiptarë.

Me marrjen e lejes nga qeveria britanike, bëri presion në Ristiqin, Ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë që qeveria serbe të lejojë kthimin e Shqiptarëve, në tokat e pushtuara nga ushtria serbe.

Guldi shumë u angazhua që edhe deputetët e partive të tjera në Britani, t’i angazhoj në zgjidhjen e kësaj çështjeje, të kthimit të Shqiptarëve. Mirëpo, nuk pati aq sukses, bile edhe Ministri Ristiq, rregullisht i largohej dhe nuk i jipte përgjigje lidhur me këtë çështje, duke u arsyetuar se çështja është shumë serioze dhe me rëndësi, si dhe i tejkalon kompetencat e tij si Ministër i jashtëm, por këtë çështje duhet ta zgjidhë Madhëria e tij, Princit të Serbisë.

Guldi, diplomati britanik nuk ndalet dhe me vet iniciativë harton një Memorandum, pa udhëzimet e qeverisë britanike, me të cilin nga Serbia kërkohet repatriacioni, kthimi i Shqiptarëve.

ARKATANA

Duke e parë angazhimin e madh të diplomatit të vet, në zgjidhjen e çështjes së kthimit të Shqiptarëve, më vonë, angazhohet edhe qeveria britanike, mirëpo ky aktivizim nuk i konvenonte Serbisë, sepse për qeverinë serbe ishte shumë më lehtë që këtë çështje, kthimin e Shqiptarëve ta zgjidhte në raport me Perandorinë osmane.

Andaj edhe angazhimi i Valiut të Kosovës, Nazif Pashës, i cili nën ndikimin e madh të vicekonzullir rus, Ivan Jastrebovit, u bind se Perandoria osmane, në të ardhmenë duhet të ketë synim mbajtjen e territoreve në Ballkan vetëm me angazhim të Portës, që popullata muslimane/Shqiptarët/të jenë sa më të përshtatshëm, më lojalë. Pastaj Nazif Pasha përvetësoi argumentimin e Jastrebovit se popullata muslimane/Shqiptarët/ nuk duhet të jetojnë në shtetet kristiane dhe t’i nënshtrohen shtetit jo fetar, laik, të pa fe, të pa besim, sepse është në kundërshtim me Kuranin.
Për shkak se repatriacioni i Shqiptarëve ishte në kundërshtim me “teorinë e koncentrimit”, lexo të Shqiptarëve, Nazif Pasha i bindi Shqiptarët, të mos kthehen në tokat stërgjyshore. Këtë informatë e mori një diplomat francez, në komunikim direkt me Nazif Pashën, Valiun e Kosovës, në fund të shtatorit 1879.

Në atë kohë, Princi Millan qëndronte në Nish, i rrethuar me oficerët e tij dhe më i afërti ndërsa ishte gjenerali Kosta Protiq, për të cilin thuhej se kishte shumë ndikim në pikëpamjet e Princit Millan, sidomos ishte më i zëshmi, në shpërnguljen e Shqiptarëve nga Serbia.

Prandaj edhe politika e Princ Millanit ishte shpërngulja sa më e madhe e Shqiptarëve e jo kthimi i tyre në Serbi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.