United Hospital

Në Fier të Shqipërisë licencohen dy trajnera Gjilanas

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Qyteti i Fierit në Shqipëri për 5 javë ka qenë mikpritëse e 25 trajnerave të rinjë, për tu licencuar me kategorinë B.

Dy trajnerët e dëshmuar në diasporë nga Anamorava, Frack Bettula nga Gjilani i cili jeton dhe bën karrierë në shtetin e Francës dhe Adil Maliqi me prejardhje nga Busavata e Kamenicës i cili jeton dhe vepron në Zvicër, sot janë certifikuar me licencë B të trajnerit e organizuar nga FIFA dhe UEFA në kuadër të FSHF-së.

Gjatë këtij seminari 5 javor nën drejtimin e ekspertëve të futbollit Astrit Maci, Alban Tafaj e Iris Selimi, dy trajnerët Maliqi dhe Bettula treguan përformancë tejet të mirë.

FIDANISHTJA

“Ishte një përvojë jashtëzakonisht e mirë me njerëz shumë profesionist të cilët dëshmuan cilësi të lartë gjatë ligjërimit të tyre, kjo licencë për punën tonë profesionale dëshmon se ne jemi të barabartë me të gjithë trajnerët Evropian”, ka pohuar trajneri Frack Bettula, i cili njëherit është edhe menaxher i UEFA-së e FIFA-së.

Për trajnerin Adil Maliqi licencimi i tij në këtë seminar profesionist ka domethënie të madhe.
“Ishte një seminar shumë bashkëkohor, ishim gjithsej 25 trajnera të rinjë, kemi përvetësua shumë gjëra profesioniste por gjithçka ka qenë në frymën sportive në kuadër të FIFA-së dhe UEFA-së, ne po dëshmojmë se çdo ditë e më tepër trajnerët shqiptar po pajisen me këtë licencë të trajnerit duke hapur rrugëtimin drejt futbollit modern, ne i falënderojmë përzemërsisht të gjithë ligjëruesit të cilët për 5 javë kanë dhënë mundin e tyre për të na aftësuar edhe më tepër në zejen e trajnerit”, ka theksuar Maliqi, i cili njeherit është edhe trajner në skuadrën e Zvicrës, SV Wurenlos.

Futbollit Shqiptar çdo ditë e më shumë po i shtohen kuadrot me trajnerë profesionist të rinjë dhe kjo është e mirë për futbollin në përgjithësi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.