Hidromorava

D’Alema: Lufta e Kosovës ishte një përvojë dramatike

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Është një nga politikanët më të njohur në 25 vitet e fundit në Itali, njëri prej atyre që i mbijetoi “rrëzimit të politikës së vjetër” nga “politika e re” pas të famshmit “Tangentopoli” në Itali.

Massimo D’Alema, kryeministër i Italisë në një periudhë shumë të rëndësishme për shqiptarët, në kohën e bombardimeve të NATO-s mbi atë që kish mbetur nga ish-Jugosllavia për shkak të luftës në Kosovë.

I përket së majtës evropiane dhe në atë kohë si kryeministër doli kundër qëndrimit të partisë së tij duke mbështetur bombardimet mbi Beograd dhe në zonat ku ishte ushtria jugosllave.

Në emisionin “Top Story” në televizionin Top Channel, D’Alema ka thënë se Lufta e Kosovës ishte një përvojë dramatike edhe pse sipas tij, është një përgjegjësi e madhe ajo për të vendosur për bombardimet, për të shkaktuar viktima, në mënyrë të pashmangshme dhe të pafajshme.

United Hospital

“Ishte një vendim i dhimbshëm për mua, por që e konsiderova të pashmangshëm sepse për mua pati shumë rëndësi përvoja që kalova duke ardhur në mars në Shqipëri, shkova në kufi në Kosovë, në pikën ku vinin refugjatët dhe duhet të them që pamja që pashë, e familjeve, njerëz të plagosur më goditi shumë dhe më bëri të kuptoj që ajo po ndodhte ishte një pastrim etnik i Kosovës dhe në atë moment u binda që duhej të vepronim”.

“Shqipëria ishte një partner i ynë i natyrshëm edhe për të përballuar pasojat e luftës. Pasoja e parë, që ishte e parashikueshme qe ikja nga Kosova e të paktën 300 mijë refugjatëve dhe një pjesë e tyre u ndihmuan nga Shqipëria me ndihmën italiane. Është e qartë që në ato ditë patëm një marrëdhënie të vazhdueshme”, ka deklaruar D’Alema.

Ai shtoi se partia e tij ishte pro ndërhyrjes.

“Ne ishim aleatë me ekstremin e së majtës, me komunistët. Ata ishin kundër kësaj, ndërsa partia ime e mbështeti. Shumica e qeverisë e mbështeste, por edhe opozita, pra Berlusconi votoi pro ndërhyrjes ushtarake të NATO-s. Pati një përputhje në nivel kombëtar, njëzëri. Partia ime ishte partia kryesore në qeveri në atë kohë. Nuk do të veproja dot duke patur kundër shumicën e parlamentit dhe të qeverisë”, ka thënë ish-kryeministri i Italisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.