Uji Dea

Haradinaj i shkruan Vuçiqit: Mos e zbatoni skenarin tuaj mashtrues për ta destabilizuar veriun, do të jeni përgjegjës

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka dërguar një mesazh presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me “krizën humanitare” në veri.

Në këtë mesazh të postuar në llogarinë e tij në Twitter, Haradinaj ka kërkuar nga Vuçiqi të mos tentojë që ta realizojë skenarin e tij mashtrues për destabilizimin e veriut të Kosovës.

“I dashur Aleksander Vuçiq, ju udhëzojë që të mos e zbatoni skenarin tuaj të njohur mashtrues për të destabilizuar veriun e Kosovës. Kriza e rreme “humanitare”, nuk do të shërbejë kurrë si mburojë për qëllime tuaja të destabilizimit, dhe ju do të jeni përgjegjës”, ka shkruar në Twitter Haradinaj.

FIDANISHTJA

Po ashtu Haradinaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se ka informuar ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefen e zyrës së BE-së në Prishtinë, për angazhimin e Qeverisë për sundim të ligjit dhe rendit në veri.

Haradinaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se Kosova do të mbështesë dhe mbrojë qytetarët e saj në veri./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.