“Trepça 89” tmerron Gjilanin
Gjilan – Futbollistët e Gjilanit në javën e 21-të Superligës së Kosovës në futboll u mposhtë nga skuadra udhëtuese Trepça 89 me rezultat 1-0 duke mos lejuar Gjilanin që të bëhet lider i ri i Superligës se Kosovës.
Futbollistët e Gjilanit edhe njëherë treguan lojë të dobët duke ju dhënë mundësinë mysafirëve në mënyrë komode të fitojnë në Gjilan.
Në fillim të ndeshjes në praninë e rreth 1000 shikuesve u mbajt një minutë heshtje për nderë të tifozit të “Skifterave” Hasan Dermaku i cili para disa ditësh ndërroi jetë.
Tifozët “Skifterat” për nder të shokut të tyre në transparentë kishin shkruar, “Gjithmonë në zemrat e Gjilanit e “Skifterave”.
Në pjesën e parë pamë një lojë monotone të futbollistëve të Gjilanit pa aksione dhe tentime drejt portës së portierit mysafirë Arben Beqiri i cili në ndeshjen e sotme në të shumtën e kohës ishte i papunë.
Në minutën e 3 dhe 5 ishin të vetmet gjuajtje të Haxhimusës e Rusit drejt portës së Trepçës 89, por edhe ato përfunduan jashtë portës.
Goli vendimtar i këtij ballafaqimi arrihet në minutën e 22 kur kapiteni i mysafirëve Shqiptim Idrizi me pasim milimetrik gjenë sulmuesin më të mirë në kampionatin e Kosovës Blerand Kurtishaj i cili nuk e patë vështirë të gjenë këndin e djathtë të poshtëm të portierit Gjilanas Donat Kaciu.
Në pjesën e dytë ishte një gjysmë rasti i futbollistëve të Gjilanit në minutën e 47 kur Egzon Shabani nga 12 metra gjuan drejt në portierin mysafir Beqiri.
Mysafirët kryesisht në pjesën e dytë u përqendruan në mbrojtje dhe me kundërsulme kërkonin edhe golin e dytë një rast të mirë e kishte Akynemi në minutën e 63 por gjuajtja e tij përfundon drejt në portierin Kaciu.
Futbollistët e Gjilanit në këtë ndeshje ishin të hendikepuar pa paraqitjen e Bari Kerës, Qëndrim Dautaj e Ylber Kastrati të dënuar.
Pas ndeshjes trajneri i Gjilanit Bylbyl Sokoli deklaroi,” Kishim presion të madh për pozitën e parë kjo na kushtoi por kishim edhe mungesa në formacion”.
Trajneri i Trepçës 89 Gani Sejdiu deklaroi,” Gjilani ka ekip më të mirë se ne, ishte ndeshje e vështir, këto
tri pikë për ne janë të mëdha po ikim nga zona e rrezikshme e tabelës”./sylejman ismajli/rajonipress/
Gjilani – Trepqa89 0-1 (0-1)
Stadiumi i qytetit në Gjilan
Shikues rreth 1000
Gjyqtar – Kosumi, Ejupi, Latifi, Shuleta
Kartona të verdhë – Potoku, Pavqeli (T89)
Golashënues – Kurtishaj 22 min.
GJILANI- Kaciu, Shala, Jamal, Hyseni, Hasani, Mustafa, Haxhimusa,(Maliqi), Shabani, Salihu, Rexhepi(Sackey),
Rusi(Kosumi),
TREPQA89- Beqiri, Hajdari, Idrizi, Turku, Potoku, Mustafa, Maloku, Pevqeli, Idrizi, (Hasani), Kurtishaj,
(Troshupa), Akinyemi(Godswill)


