Futbollisti 15 vjeçar nga Podujeva i cili po kërkohet nga skuadrat Evropiane
Mërgata e futbollistëve tanë nuk kanë të ndalur duke shkëlqyer në fushat e futbollit Evropian.
15 vjeqari nga Podujeva, Leonot Bajrami, i cili jeton dhe vepron në shtetin e Francës, i cili me paraqitjet e tija fantastike në fanellën e skuadrës Mulhouse të Francës ka mahnitur ekspertët Evropian me paraqitjet e tij në fushën e futbollit.
Djaloshi 15 vjeçar i cili luan sulmues i krahut, ka bërë që shumë ekspert të futbollit të interesohen për karrierën e tij duke ju ofruar skuadra të mëdha Evropiane.
Futbollistin këmbë shpejt e kanë bërë të veçantë, shpejtësia, lëvizjet me top të cilat i posedon dhe format fizike dhe shumë tipare tjera.
“Janë disa skuadra të cilat po më ftojnë në radhët e tyre siç janë Lyon, Leipzig, Borussia Dortmund, Basel e Bayern Munchen, por edhe në shtetin e Anglisë i kam dyert e hapura për shumë klube”, ka bërë të ditur talenti Leonot Bajrami.
Talenti me prejardhje nga Podujeva nuk ka shpëtuar pa u përcjellur edhe nga Federata e Futbollit të Shqipërisë.
“Talenti Bajrami këto ditë ka qenë tek U17 në futbollin e Shqipërisë dhe trajneri Džemal Mustedanagić dhe Alban Bushi trajner i U21 të Shqipërisë kanë mbetur të habitur me përformancën e talentit Bajrami dhe sigurisht shumë shpejt do të jetë pjesë e Kombëtares së Shqipërisë në grup moshat e reja”, ka theksuar Menaxheri i UEFA-së e FIFA-së, Franck Bettulat.
15 vjeqari Leonot Bajrami i cili edhe 5 muaj mbush 16 vjeç ka bërë të ditur se shumë shpejt do të përcaktohet fati i tij se në cilën skuadër do të djersit fanellën, por një gjë është shumë e vërtet se talentin me prejardhje nga Podujeva e pret një karrierë brilante./sylejman ismajli/rajonipress/


