Eko Higjiena

Shalqiri, shumë cilësi pa fund

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Shalqiri është fruti hidratues më i dashur në stinën e verës: i pasur me vitamina dhe minerale, është ideal për të rimarrë substancat e humbura me djersitjen.

Perfekt për të dizintokiskuar dhe për të pastruar, shalqiri, ka efektin të na bëjë të ndihemi të ngopur ndërkohë që kemi marrë minimumin e kalorive. Është fantastik për dietë.

Shalqiri është i shijshëm, i freskët, ka cilësi pa fund, por në fakt, është edhe më i çmuar se ç’mendojmë ne.

Burim i kripërave minerale të rëndësishme si potasiumi, fosfori dhe magneziumi, përveç vitaminave, sidomos vitaminës C, shalqiri është i pasur me antioksidantë si beta karoteni dhe likopeni.

Le të zbulojmë më shumë:

Lamtumirë lodhje: Shalqiri përfshin sasi të mëdha mineralesh e vitaminash, të cilat nevojiten sidomos në verë kur, për shkak të nxehtësisë, djersitja shtohet. Një fetë shalqi, përveç se na freskon, është edhe ilaç kundër lodhjes.

Uji Dea

Jo më hipertension: Shalqiri është një aleat i shkëlqyer për aparatin kardiovaksular, pasi ndihmon në uljen e presionit të gjakut. I varfër në sodium, falë prezencës së potasiumit dhe citrulinës, një aminoacid që ndihmon zgjerimin e venave të gjakut, ky frut është i shkëlqyer në balancimin e presionit.

Lamtumirë celulit: Shumë i pasur me ujë dhe tej mase diuretic, shalqiri është aleati ynë numër një në luftën kundër celulitit. Frut i shkëlqyer në shkarkimin e ujrave të tepërta. Shëmtia luftohet edhe në tryezë.

Antioksidat natyral: Shalqiri është një antioksidant shumë i fuqishëm, falë vitaminës C, që lufton veprimin e radikaleve të lira, duke parandaluar plakjen dhe formimin e qelizave kancerogjene. Ndërkohë, stimulon sistemin imunitar, duke parandaluar edhe ftohjet gjatë verës.

Aleat i bukurisë: Ky frut na garanton mirëqenie të lëkurës sonë, falë përmbajtjes së beta karotenit, një pigment me veprim antioksidant, i cili u jep fruta perimeve, ngjyrën e verdhë në portokalli.

Kryen një sërë funksionesh në organizmin tonë, siç është rritja e qelizave, mbron sytë dhe është shumë i dobishëm për rritjen e kockave. Konsumimi i shalqirit vonon plakjen e lëkurës dhe e mban elastike: një eliksir i vërtetë bukurie.

Lufton inflamacionet: Shalqiri është antiinflamatori perfekt, falë likopenës, një antioksidant që ndihmon në parandalimin e patologjive, madje edhe të rënda. Likopeni, bashkë me betakarotenin, stimulon në mënyrë të natyrshme prodhimin e melaninës. Kujtojmë se frutat dhe perimet me lëkurë dhe tul ngjyrë të kuqe, të verdhë dhe portokalli, duke nisur nga karrotat, specat dhe domatet, janë aleatët më të mirë për ngjyrën e bukur të trupit

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.