ARKATANA

Nuk duhet ta teproni: Sasitë e mëdha të qumështit në ditë mund të shkaktojnë probleme shëndetësore

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Qumështi është posaçërisht i rëndësishëm në zhvillimin e fëmijëve, mirëpo te të rriturit mund të shkaktojë probleme nëse konsumohet tepërRreth 240 mililitra qumësht në ditë na sigurojnë 30 për qind të marrjes së kalciumit të rekomanduar ditor.

Qumështi përmban edhe proteina, yndyra, vitaminë D dhe vitaminë B12 – gjë që e bën artikull super të shëndetshëm, transmeton Telegrafi.

Kalciumi, materie kryesore ushqyese i cili gjendet në qumësht, ndihmon në shëndetin e eshtrave. Qumështi i lopës përmban edhe magnez dhe kalium, të cilët ndihmojnë në mirëmbajtjen e shëndetit të dhëmbëve dhe eshtrave.

Mirëpo, siç është rasti edhe me shumë artikuj të tjerë, sasitë tepër të mëdha të qumështit mund të ndikojnë keq dhe të rrënojnë shëndetin.

United Hospital

Në revistën “British Medical Journal” është publikuar studimi në të cilën është zbuluar që tri e më shumë gota qumësht në ditë mund të shtojnë rrezikun nga thyerja e eshtrave te femrat për 16 për qind, shkruan “Times of India”.

Rreziku i thyerjes së eshtrave rritet me konsumimin e shpeshtë të qumështit për shkak të sheqerit dhe galaktozës të cilat gjenden në laktozë. Konsiderohet që laktoza përkeqëson stresin dhe shkakton inflamacione kronike.

Sipas një studimi tjetër, të botuar në The American Journal of Clinical Nutrition, një numër më i lartë i frakturave të kockave janë raportuar te të moshuarit, veçanërisht në vendet me konsum të lartë të produkteve të qumështit, proteinave shtazore dhe kalciumit.

Produktet e qumështit gjithashtu përmbajnë acide yndyrore të ngopura që intensifikojnë inflamacionin, dhe gjithashtu kontribuojnë në rritjen e kolesterolit dhe rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.