Fundamenti

Policia e Kosovës në Gjilan arreston dy të dyshuar për një rast “Vjedhje e rëndë”

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Me 27qershor 2019 rreth orës 00:45, policia e Kosovës stacioni Policor i Gjilanit ka pranuar një informatë për një rast “Vjedhje e rëndë”. Ekipet policore kanë reaguar me urgjencë dhe pas një kohe të shkurtër kanë arritur që t`i lokalizojnë dhe arrestojnë dy të dyshuar shqiptar shtetas të Kosovës një mashkull dhe një femër, të cilët në bashkë kryerje dyshohet se me forcë kanë thyer derën e filiales “Wester Union” këtu ne Gjilan në rrugën “Isa Boletini” dhe me këtë rast kanë marrë një sasi para të metalta nga kasa e bankës.

Të dyshuarit janë intervistuar, në prani të avokatëve mbrojtës nga hetues policor. Janë gjetur prova të qëndrueshme se këta të dyshuar si grup dyshohet të jen të involvuar edhe në raste tjera të veprave penale si “Vjedhje” dhe “Vjedhje të rënda”.

FIDANISHTJA

Dy të dyshuarit ndalen në mbajtje për 48 orë. Rasti për hetim te mëtutjeshëm procedohet në njësinë e hetimeve të stacionit policor të Gjilanit njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/