UBT

Insistimi njëvjeçar i Thaçit në korrigjimin e kufijve

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ideja e presidentit Hashim Thaçi për korrigjim të kufirit me Serbinë qe shpërfaqur në opinion një muaj pasi kishte nisur faza finale e negociatave. Derisa përfaqësuesit e shqiptarëve të Kosovës Lindore mbeten të bindur se do të jetësohet ideja e bashkimit të Luginës me Kosovën, njohësit e çështjeve politike konsiderojnë se deklarimet për lëvizje kufijsh u hapin rrugë kompromiseve të dhimbshme për Kosovën, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Këtë fillimjavë, më 24 qershor, është bërë një vit prejse ka nisur zyrtarisht etapa përmbyllëse e dialogut Kosovë – Serbi. Menjëherë pas kësaj presidenti i Kosovës Hashim Thaçi pati plasuar në publik idenë e korrigjimit të kufirit me Serbinë, respektivisht opsionin e bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën.

FIDANISHTJA

Përgjatë këtyre muajve kreu i shtetit është zotuar në vazhdimësi se Presheva, Medvegja e Bujanoci do t’i bashkohen Republikës së Kosovës. Por ka pasur edhe raste të atilla kur për një kohë të caktuar i pari i shtetit ka qëndruar krejtësisht i heshtur në këtë drejtim, duke mos përmendur fare çështjen e korrigjimit. Megjithëkëtë, në fillim të kësaj jave Thaçi ka rikthyer në skenë sërish idenë për lëvizje të kufijve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.