Uji Dea

Ardian Gjini e quan regjim kriminal pushtetin e Kurtit: Ky njeri ose ka me u ndal me votë ose e çon vendin në shkatërrim

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i AAK-së, dhe kandidati për kryeminsitër, Ardian Gjin, ka reaguar ashpër pasi Qeveria në detyrë e Albin Kurtit ndau 2 milionë euro për linjat ajrore përmes të cilave udhëtojnë mërgimtarët, në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Gjini ka thënë se në Kosovë po tentohet të instalohet një regjim criminal opozitar.

Ai ka thënë se një neri po e shkatërron demokracinë dhe shtetin që kemi ëndërruar.

Gjini ka thënë se Albin Kurti ose ndalet me votë, ose e çon Kosovën drejt përçarjes shkatërruese.

Postimi i plotë:

HW

Në Kosovë po tentohet të instalohet regjim kriminal totalitar!

Derisa ne jemi në terren çdo ditë duke bërë publike platformën tonë, një njeri po e shkatërron demokracinë dhe po e shkatërron shtetin që e kemi ëndërruar.

Njeriu që ka akuzuar regjime jo ekzistente, sot vetë po ndërton regjim kriminal. Ky njeri po abuzon me gjithçka deri në skaj, veç për me mbet vetë në pushtet. Nuk ka ndjenja për popullin, nuk ka ndjenja për njerëzit, e as për vendin e tij. Po e çon vendin drejt situatave të paparashikueshme.

Këto veprime janë të papërgjegjshme. E thënë butë, këto janë vendime kriminale! Prandaj, ky njeri ose ka me u ndal me votë, ose e çon Kosovën drejtë përçarjes shkatërruese. Kjo nuk mundet me vazhdu më kështu.

Populli i Kosovës e ka shansin me ndal me 7 qershor një regjim kriminal. Nëse nuk ndalet, kemi me ja pa sherrin të gjithë qytetarët

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.