Hidromorava

Shkencëtarët kanë gjetur faktorë të tjerë që e rrisin rrezikun nga hipertensioni

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Një studim i fundit ka ekzaminuar lidhjen në mes të ambientit ku njerëzit jetojnë dhe rrezikut të zhvillimit të hipertensionit.

Sipas këtij studimi, lokacioni dhe lloji i shtëpisë ku jetojmë mund të luaj një rol në zhvillimin e tensionit te lartë të gjakut, shkruan Medical News, transmeton Gazeta Express.

Sipas Qendrës për Parandalim dhe Kontrollim të Sëmundjeve, vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sindroma metabolike prek përafërsisht 1 në 3 të rritur.

Sindroma metabolike përfshinë një spektër të çrregullimeve, që përfshijnë diabetin, sasinë e lartë të yndyrës dhe sasinë e lartë të kolesterolit në gjak. Faktorët, që e rrisin rrezikun nga këto çrregullime janë: obeziteti, gjenetika, mosha dhe diabeti.

Krahas këtyre faktorëve që dihen, shkencëtarët janë duke hulumtuar nëse vendi ku jetojmë ka një impakt në këto sëmundje.

Uji Dea

Duke përdorur informacionet e 1.200 personave, që jetonin në të njëjtin vend, hulumtuesit vërejtën se ndotja e ajrit, mungesa e hapësirave të gjelbra dhe shtëpia ku jetojmë, mund të jenë faktorë që ndikojnë në shkaktimin e këtyre sëmundjeve.

Në bazë të këtyre informacioneve, hulumtuesit erdhën në përfundim se sa më i lartë ekspozimi ndaj ambienteve të ndotura aq më i lartë ishte rreziku i prekjes nga këto sëmundje.

Një faktor tjetër, që ka ndikuar në rritjen e rrezikut për hipertension është edhe jetesa në shtëpitë, në të cilat banojnë më shumë se një familje. Kjo për shkak të hapësirës së ngushtë dhe zhurmës, që një person mund të përjetojë.

Ky studim edhe pse kishte disa kufizime, gjithsesi përbën një hap të rëndësishëm në përcaktimin e të gjithë faktorëve që e rrisin rrezikun nga sëmundjet e zemrës, hipertensionit dhe diabetit.

Studimi u publikua në revistën “Journal of Public Health” /Gazeta Express.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.