United Hospital

Feronikeli e nis me fitore aventurën në Ligën e Kampionëve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Feronikeli ka arritur fitore tepër të vështirë kundër kampionit të Gjilbartarit, Lincoln Red Imps në ndeshjen e preliminare të Ligës së Kampionëve e cila u zhvillua në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Goli i Mendurim Hotit doli të jetë vendimtar në këtë ndeshje me Feronikelin i cili pati një pjesë të parë të mirë, por në pjesën e dytë ishin shumë më të dobët se mysafirët.

1-0 ka përfunduar ndeshje në mes të Feronikelit dhe Lincoln Red Imps, ndeshje kjo e cila u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri në Prishtinë.

Feronikeli e nisi shumë më mirë këtë takim dhe arriti që të shënojë gol që në minutën e tretë me Mendurim Hoti i cili bëri një goditje të fortë dhe arriti që ti kalojë kampionët e Kosovës në epërsi.

Pas kësaj islami ishte shumë afër për të shënuar edhe një gol në minutën e 30-të, por topi përfundoi jashtë.

FIDANISHTJA

Në pjesën e parë Feronikeli kontrolloj ndeshjen por në pjesën e dytë skuadra e Zekirja Ramadanit kishte vështirësi të mëdha, qoftë në kombinim në mes të lojtarëve, humbte shumë topa në mesfushë derisa Lincoln nuk arriti që ta shfrytëzojë këtë mundësi.

Megjithatë Feronikeli u kthjellën në 10 minutat e ndeshjes dhe arritën që të ruajnë rezultatin.

Të premten skuadra drenicase do të përballet me kampionin e Andorrës, Santa Colombo të cilët sot eliminuan nga Liga e Kampionëve kampionin e San Marinos, Tre Penne.

Skuadra e cila e fiton raundin paraeliminar pritet që të përballet me skuadrën nga Uelsi, The New Saints./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.