Dior Hoxha “xhevahiri” i futbollit Gjilanas
Gjilan – Në radhët e fatosave të Shkollës së futbollit “Shkëndija” të Gjilanit, janë disa futbollist me talent të jashtëzakonshëm, njëri ndër ta i padiskutueshëm është mesfushori i majtë Dior Hoxha, i cili me lojërat e tija në fushën e blertë të futbollit, çdo ditë e më tepër po i mahnit njohësit e futbollit.
12 vjeqari Hoxha, i cili tani e 5 vite asnjëherë nuk ju nda futbollit, duke dëshmuar se ky talent i rrallë shumë shpejt do të jetë një emër i veçantë në futbollin e Kosovës e më gjerë, dhe me të drejt thuhet se futbollit Gjilanas po i vjen një “xhevahir” në fushën e blertë të futbollit.
Dior Hoxha përpos që është shembullor në fushën e futbollit, ai poashtu është nxënës i shkëlqyeshëm, Hoxha futbollin e trashëgoi nga gjyshi i tij Shefqet Hoxha, dikur emër i njohur në futbollin e Gjilanit e më gjerë si dhe nga babai Lulëzimi.
“Loja e futbollit është gjithçka për mua, jam i dashuruar në këtë lojë edhe gjyshi dhe babai dikur ishin futbollist cilësor dhe kam dëshirë ta ndjek rrugën e tyre, unë çdo ditë kërkoj të përparoj më tepër, një ndihmës në përparimin tim në fushë me të madhe po e jep edhe trajneri Veton Xhemajli, i cili me këshillat e tij po me jep vetëbesim edhe më të madh që gjatë karrierës sime t`i arrijë synimet e mia që në një ditë të afërme të jem pjesë e futbollit evropian”, shprehet talenti Dior Hoxha.
Talenti Dior Hoxha, i cili luan në pozitën e mesfushorit të majtë, e karakterizon shpejtësia të cilën e posedon dhe vizion për lojë .
“Roli im në fushë është mesfushor i majtë, ky rol kërkon bashkëpunim me gjithë bashkëlojtarët e mijë por gjithçka arrihet vetëm me punë, shpresoj se me lojën time të cilën e paraqes në fushë të jenë të kënaqur edhe bashkëlojtarët e mijë poashtu edhe trajneri”, thekson Hoxha.
Talenti siç është Dior Hoxha i cili ka një ardhmëri të madhe në fushën e futbollit duhet vëzhguar nga ekspertët e futbollit për ta përkrahur dhe ngritur, duke ju dhënë mundësi që të mos shuhen pasiqë talentët dhe rinia Kosovare janë ardhmëri e shtetit të Kosovës./rajonipress/


