Uji Dea

Armina, seksi dhe përplot stil

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Fashion blogger-ja e njohur Armina Mevlani ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në përurimin e markës më të re në sallonin “Jardin” në zonën e ish-Bllokut dhe mes të ftuarve, ka surprizuar me stilin e saj.

Pasi ka shijuar për disa ditë Javën e Modës në Paris, Armina ka sjellë në Tiranë një koncept të ri për modën – atë që e identifikon gjithmonë ish-Miss Shqipërinë, por edhe që e sjell gjithmonë ndryshe.

ARKATANA

E veshur me një kostum të zi kadife – tendencë që po pushton gjithmonë e më shumë modën dhe që Armina e ka përqafuar herët, bukuroshja 25-vjeçare ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve mbrëmjen e djeshme. Mes markave më në zë si D&G (çanta) apo “Diane Von Furstenberg” (kostumi, këpucët dhe getat) – ekskluzivitetin e së cilës Armina e ka në dyqanin e saj – këtë herë ajo ka guxuar më shumë se herët e tjera jo vetëm duke treguar më shumë nga linjat perfekte, por edhe duke luajtur më shumë me dekoltenë. Provokuese dhe seksi.