UBT

Jogurti ndihmon kundër kancerit në zorrën e trashë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Meshkujt që pinë jogurt dy herë në javë kanë 26 për qind rrezik më të ulët për të zhvilluar kancer në zorrën e trashë.

Megjithatë, studiuesit nuk gjetën të njëjtin përfitim për gratë. “Këto të dhëna tregojnë se karakteristikat e caktuara të jogurtit, të tilla si roli i tij potencial në ndryshimin e baktereve natyrore në zorrët tona, mund të kenë një efekt parandalues në kushte të tilla si kanceri”, tha studiuesi Andrew Chan.

Megjithatë, studiuesit kanë paralajmëruar se studimi nuk provon se jogurti e parandalon vetë kancerin e zorrës së trashë, por vetëm mund të ndihmojë në luftimin e kësaj sëmundjeje të keqe.

Në mënyrë të veçantë, rezultatet sugjerojnë se Lactobacillus bulgaricus dhe Streptococcus thermophilus, dy lloje të baktereve të mira që zakonisht gjenden në jogurt, mund të zvogëlojnë praninë e faktorëve që shkaktojnë kancerin e zorrës së trashë.

FIDANISHTJA

Hulumtuesit gjithashtu thonë se jogurti mund të zvogëlojë acidin në zorrë, duke krijuar një mjedis “mikpritës” për bakteret e dobishme.

Përveç kësaj, ai mund të ndihmojë në luftën kundër inflamacionit, duke ndihmuar në reduktimin e rrezikut të kancerit.

Ekipi i Chan, megjithatë, nuk gjeti një lidhje të rëndësishme ndërmjet konsumimit të jogurtit dhe uljes së rrezikut nga krijimi i kancerit të zorrës së trashë te femrat.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.